Deputetë të PDK-së dhe AAK-së kanë shkuar sot në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të thirret seanca konstituive dhe të bëhet konstituimi i legjislaturës. Në sallën plenare janë parë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, si dhe ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Deputetët kanë dalë në foltoren e Kuvendit dhe kanë mbajtur fjalime në prani të mediave, duke shprehur kritikat e tyre për situatën aktuale institucionale. Gjatë fjalimeve, ata kanë akuzuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të rendit kushtetues.
Deputetët e këtyre dy partive kanë kërkuar që Kuvendi të rifillojë funksionimin dhe të procedohet me konstituimin e tij. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
