Edi Martini e pranon: Menduam që fituam, bëmë disa gabime në rreshtim

0%

Vllaznia dhe Skënderbeu kanë barazuar mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-2. Pas këtij dueli ka folur për mediat edhe trajneri i shkodranëve, Edi Martini. “Menduam që e fituam lojën pa mbaruar, disa gabime në rreshtim që nuk duheshin bërë, duhej qetësi.

Pjesën e parë kishim probleme, dolëm shumë herë në kundërsulm, me lojtarë shumë të rinj, duhet shumë punë për të bërë lojën tonë. Në pjesën e dytë bëmë zëvendësime, shënuam dy gola, mund të bënim edhe një të tretë duhej të jepnim goditjen, por pësuam një gol nga hiçi. Bëmë gabime edhe pësuam të dytin, mund të merrnim edhe një të tretë në fund.

Kam keqardhje, ndeshjet e para skanë për të qenë të bukura, por na duheshin pikët, ishte e pafalshme nga 2-0. Skandaloze është fjalë e madhe, thjesht e morëm më lehtë se duhej pas 2-0, gjithsesi mendimi juaj. Janë shumë lojtarë të rinj, nuk janë shkrirë me mënyrën e lojës sonë. Mund të them që portieri ishte mirë, nuk e kishte ai gabimin, në përgjithësi ishte mirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E shoh më të vështirë, ekipet më të forta. Tifozeria jonë është mësuar me futboll të bukur, por duhet të rritemi nga java në javë. Janë disa manovra, nuk kemi qartësinë e duhur, të përmirësohemi nga stërvitja në stërvitje. Duhet të bëjmë analizë të kësaj ndeshje dhe të shohim ku ka qenë problemi. Mungesa e Gurishtës ndikon, sidomos në këto ndeshje.

Egoja dhe grinta që ai ia transmeton lojtarëve na mungoi. Ndeshjet sa vijnë e vështirësohen”, t ha Martini.

Burimi: Bota Sot