Haradinaj propozon Hashim Thaçin për president: Vazhdimi i mandatit

0%

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që ish-presidentit Hashim Thaçi t’i vazhdohet mandati, duke e cilësuar këtë si një mundësi për të shmangur, sipas tij, mbajtjen peng të vendit në krizën aktuale institucionale.

“Është nder edhe i kësaj legjislature që t’ia vazhdojmë mandatit presidentit Thaçi, atij i është marrë mandati, dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, për shkak të një kundërpërgjigjeje armiqve të Kosovës, që t’ua vazhdojmë mandatin”, u shpreh ai.

Haradinaj, ndërkohë, ka kritikuar ashpër situatën aktuale institucionale në vend, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e bllokon funksionimin e Kuvendit dhe po e mban Kosovën në krizë politike. Ai ka thënë se ditët po kalojnë ndërsa Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar, duke e cilësuar këtë si “djegie të mandatit” të deputetëve të zgjedhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ditët po kalojnë, seanca, Kuvendi është inekzistent. E vërtetë që është djegie e mandatit të atyre që janë zgjedhur, djegie e mundësisë dhe kjo po ndodh nga regjimi i Kurtit”. Sipas Haradinajt, mos-thirrja e seancës me arsyetimin se mungesa e një marrëveshjeje mund të shkaktojë tensione apo dhunë në Kuvend është vetëm një alibi.

“Ai e ka instaluar veten mbi Kushtetutën, institucionet dhe mbi çdo obligim kushtetues dhe ligjor. Mos-thirrja e seancës me arsyetimin se nëse s’ka marrëveshje ndodh dhunë në seancë, është vetëm alibi”. Haradinaj ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar edhe këtë si një arsyetim për zvarritjen e procesit.

“Çështja e marrëveshjes për president edhe kjo është alibi që ndodh qëllimshëm.” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com