Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj rikthehet sot në parket për ndeshjen e dytë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. “Pas debutimit ndaj Greqisë, ku Dardanët u mposhtën 0:3, Kosova përballet sot me Spanjën, në kërkim të një paraqitjeje sa më të mirë dhe të pikëve të para në këtë garë. Ndeshja është e konfirmuar për 22 gusht në orën .
Kjo është një tjetër sfidë e rëndësishme për ekipin kosovar, që po përjeton pjesëmarrjen historike në volejboll në Lojërat Mesdhetare. Pas përballjes së parë me Greqinë, Dardanët synojnë të reagojnë dhe të tregojnë karakter në përballjen me një kundërshtar të fortë si Spanja. Një tjetër betejë për Kosovën!” , thuhet nga FVK.
