Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës kanë shkuar sot në Kuvend në sallën plenare me kërkesën e tyre për thirrjen e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit. Në sallë sot u pa edhe kryetari i partisë, Bedri Hamza, si dhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj. Deputetët po mbajnë fjalime nga foltorja e Kuvendit në praninë e mediave.
Ata po e akuzojnë kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për uzurpim institucionesh dhe shkelje të rendit kushtetues.
Burimi:
Bota Sot
