Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt të dyshuar për rastin e vjedhjes së rëndë në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur 12 mijë euro, 40 mijë dinarë dhe dy zinxhirë ari. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ishte raportuar më , ndërsa pas arrestimit të tre personave të dyshuar, një i dyshuar tjetër kishte mbetur në kërkim.
Personi i katërt i dyshuar, L.B., i mitur, është arrestuar sot, më , në pikën kufitare Jarinjë, në hyrje të Kosovës. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur tek i mituri 5 mijë e 750 euro dhe 2 mijë dinarë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga rasti i vjedhjes.
“Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt”- shkruhet tutje në njoftimin e Policisë.
