Vikendi sjell temperatura deri në 38 gradë në Kosovë

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 22 dhe 23 gushtit, ku priten ditë kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Të shtunën, më 22 gusht, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 32 deri në 38°C.

Temperaturat më të larta priten në Prizren, Gjakovë dhe Istog, ku mund të arrijnë deri në 38°C, ndërsa në Prishtinë dhe Pejë priten deri në 37°C. Sipas IHMK-së, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë ngarkesë termike të shtuar, ndërsa indeksi UV do të jetë i lartë.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë orëve me intensitet më të lartë. Të dielën, më 23 gusht, moti do të mbetet kryesisht me diell dhe i ngrohtë, por temperaturat do të jenë pak më të ulëta. Minimalet do të lëvizin nga 11 deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34°C.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe të dielën nuk parashihen reshje, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Burimi: Bota Sot