Çudia më e madhe nga Vllaznia apo FSHF?

0%

Rijad Kobiljar është në formacion sot për Vllazninë ndaj Skënderbeut. Kuqeblutë kanë publikuar vetë çudinë më të madhe. Kobiljar rezulton i dënuar nga Disiplina, ndërsa deri tani nuk ka pasur vendim të publikuar nga FSHF për falje apo shlyerje të dënimit me pagesë.

Me një vendim të datës 30 prill, Disiplina vendosi të pezullonte Kobiljarin për gjashtë ndeshje. 30-vjeçari nxiti kore ofenduese kundër Partizanit pas derbit të fituar, për këtë edhe e pësoi. Kobiljar ka shlyer tri ndeshje, ndërsa i mbeten edhe tri të tjera. Deri tani nuk është njoftuar nga FSHF nëse mesfushori është falur, apo ka paguar gjysmën e dënimit.

Kujtojmë se Kobiljar ka firmosur për një sezon me kuqeblutë. VENDIMI I DISIPLINËS DHE ETIKËS MË 30 PRILL Lojtari i KF Tirana, Rijad Kobiljar, për sjellje josportive dhe cenim të reputacionit të veprimtarisë futbollistike dhe anëtarëve të saj duke përdorur gjuhë fyese pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot