SHBA vendos sanksione të forta ndaj Kubës, sekretari Rubio: Nuk

0%

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj individëve dhe subjekteve kubane, në kuadër të presionit në rritje të administratës Trump ndaj regjimit komunist në Havana.

Masat e reja synojnë drejtuesit e Institutit Kuban të Miqësisë me Popujt (ICAP), i cili, sipas Rubio, përdor shkëmbimet arsimore për të “identifikuar, rekrutuar dhe radikalizuar elementë subversivë”.

“Administrata Trump nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa një fuqi e huaj armiqësore përpiqet të shfrytëzojë liritë tona, duke mashtruar dhe korruptuar qytetarët amerikanë përmes gënjeshtrave, teknikave të spiunazhit dhe veprimeve të tjera të paligjshme” , deklaroi Rubio.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të regjimit kuban për të përhapur në botë “marksizmin, pakënaqësinë racore dhe dhunën komuniste”. SHBA kishte vendosur më herët sanksione ndaj ICAP në muajin qershor.

Masat e reja prekin presidentin e organizatës, Fernando Gonzalez Llort, zëvendëspresidenten e parë Noemi Ramona Rabaza Fernandez dhe drejtoreshën për Amerikën e Veriut, Leima Martinez Freire.

Rubio tha gjithashtu se vetëm pak ditë më parë, regjimi kuban kishte tentuar të shfrytëzonte 100-vjetorin e lindjes së ish-udhëheqësit komunist Fidel Castro për të rigjallëruar këtë rrjet, duke shoqëruar një brigadë të re mbështetësish ndërkombëtarë drejt Havanës, me synimin për të krijuar lidhje me përfaqësues të regjimit.

Paketa e re e masave përfshin gjithashtu sanksione ndaj katër subjekteve që operojnë në sektorin e metaleve dhe industrisë minerare, për shkak se janë në pronësi të shtetit kuban ose kanë lidhje me regjimin. Në listën e sanksioneve janë përfshirë edhe tre kompani të angazhuara në aktivitetet e importit dhe eksportit.

Ato operojnë në fusha të ndryshme, përfshirë tregtinë e automjeteve, pajisjeve industriale, elektroshtëpiakeve dhe materialeve të ndërtimit. Vendimi i fundit tregon përshkallëzimin e presionit të administratës Trump ndaj autoriteteve kubane dhe sektorëve që konsiderohen të lidhur drejtpërdrejt me regjimin e Havanës.

Burimi: Bota Sot