Presioni i protestave studentore, Vuçiç zbulon datën: Ja kur pritet

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend pritet të zhvillohen më 18 ose 25 tetor, ndërsa data përfundimtare pritet të përcaktohet brenda pak ditësh. Vuçiç tha se në njërën listë do të garojë Partia Përparimtare Serbe (SNS), ndërsa në listat e tjera pritet të përfshihen të gjitha forcat e tjera politike.

“ Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen, siç qëndrojnë gjërat, ose më 18 ose më 25 tetor. Këtë do ta dimë pas disa ditësh ”, deklaroi Vuçiç. Ai theksoi se nuk dëshiron t’u mohojë të drejtën partive të tjera për të garuar, ndërsa tha se, në cilësinë e presidentit të Republikës, nuk do të përdorë postin për të bërë fushatë apo për të folur për çështje partiake.

Sipas Vuçiçit, ajo që do të jetë vendimtare është mënyra se si qytetarët do të votojnë në ditën e zgjedhjeve. Duke folur për forcën politike me të cilën do të jetë i lidhur, presidenti serb tha se synimi është i qartë, fitorja dhe sigurimi i shumicës së votave. “ Ne e dimë se nuk do të kemi shumicën nëse nuk marrim 126 mandate. Mendoj se këtu gjërat janë krejtësisht të qarta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zgjedhja u takon njerëzve”, u shpreh Vuçiç. Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme Presidenti Vuçiç e mori pak kohe me pare, pas presionit të protestave studentore.

Burimi: Bota Sot