Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, u rikthye më 20 gusht në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, ku njoftoi një donacion prej 2 milionë dollarësh për zgjerimin e programit të saj për bursat në 26 universitete. Në fjalimin e saj, Melania Trump iu përgjigj indirekt edhe kritikave lidhur me mungesën e saj nga aktivitetet publike. “ Dëgjova se ju kisha munguar.
Ja ku jam”, t ha Zonja e Parë, pasi doli nga Zyra Ovale krah për krah me bashkëshortin e saj, presidentin Donald Trump. Dalja e saj erdhi pas një sërë artikujsh në mediat amerikane që ngrinin pyetjen: “Ku është Melania?”.
Para kësaj, ajo ishte parë për herë të fundit në publik më 19 korrik, gjatë finales së Kupës së Botës 2026, raporton USAtoday.com Melania Trump njoftoi se nisma e saj “Fostering the Future” do të zgjerojë rrjetin kombëtar falë një donacioni prej 2 milionë dollarësh nga IndyCar dhe Fox Corporation. Fondet do të përdoren për bursa në Universitetin e Indianës dhe Universitetin Purdue.
“Investimi më i madh që Amerika mund të bëjë nuk është në teknologji, infrastrukturë apo tregjet e kapitalit. Është te fëmijët tan ë”, deklaroi ajo. “Avantazhi më i madh konkurrues i Amerikës mbetet te vetë njerëzit e saj. Udhëheqësit e së nesërmes janë sot në bankat e shkollës, përfshirë edhe ata që rriten në kujdesin e familjeve kujdestare.
Aftësitë e tyre nuk janë më pak të jashtëzakonsh me”, shtoi Zonja e Parë. Melania Trump është përballur me kritika në median amerikane për numrin relativisht të kufizuar të daljeve publike. Sipas USA Today, Këshilltari i saj i lartë, Marc Beckman, kundërshtoi idenë se mungesa e daljeve publike nënkupton mungesë pun e. “Kjo Zonjë e Parë është e përqendruar te rezultatet.
Ajo nuk është e përqendruar te imazhi ”, tha Beckman. Ai përmendi miratimin në maj nga Dhoma e Përfaqësuesve të ligjit “Fostering the Future Act” dhe përpjekjet e Melania Trump për ta çuar atë për votim edhe në Senat.
