Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse në Vlorë. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, ngjarja është regjistruar rreth orës . Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Burimi:
Bota Sot
