Arrestohet 16-vjeçari për kanosje me armë zjarri në Kaçanik

0%

Një 16-vjeçar është ndaluar për 24 orë në Kaçanik, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një person gjatë një mosmarrëveshjeje në fshatin Doganaj. Rasti ndodhi të enjten rreth orës , kur në stacionin policor në Kaçanik është paraqitur një ankues, i cili ka raportuar se gjatë një mosmarrëveshjeje, ishte kanosur me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dy të dyshuar. Gjatë kontrollit, jashtë shtëpisë, në një hapësirë me barishte, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë) pa fishekë.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, i dyshuari B.C, 16 vjeç është ndaluar për 24 orë, ndërsa i dyshuari tjetër madhor është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia. Rasti është inciuar për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja me armë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot