Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm (21 gusht) në aksin rrugor Shkozet-Shijak, në vendin e quajtur Rrashbull. Sipas informacionit të Policisë, rreth orës , një automjet ka përplasur një biçiklist, shtetasin V. H., 32 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 32-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës , në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
