Tottenham pranë marrëveshjes për Savinhon

0%

Tottenham pranë marrëveshjes për Savinhon, ofron 100 milionë euro! Tottenham Hotspur është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Manchester Cityn për transferimin e Savinhos, në një operacion që pritet të kapë shifrën e 100 milionë eurove.

Negociatat mes dy klubeve janë në fazë të avancuar dhe, nëse marrëveshja finalizohet, braziliani do të bëhej shitja më e shtrenjtë në historinë e Manchester Cityt. Raportimet e fundit konfirmojnë se Tottenham po avancon në negociatat për Savinhon, ndërsa City është i gatshëm ta lejojë largimin e tij.

Burimi: Bota Sot