Ministri Gashani raporton në Asamblenë e ICMG-së

0%

Në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe raportimi për ecurinë e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Fjalën e mori ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, i cili paraqiti segmentet kryesore ku Kosova ka shënuar progres në procesin përgatitor.

Përmes një prezantimi vizual, të mbështetur në statistika, dokumente dhe të dhëna konkrete, ministri Gashani paraqiti punën e bërë deri më tani dhe hapat e ndërmarrë në kuadër të përgatitjeve për atë që e pret Kosovën pas katër vitesh.

Raportimi ishte pjesë e procedurave të rregullta të ICMG-së, ku vendet organizatore prezantojnë para Asamblesë së Përgjithshme ecurinë e përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare. Prezantimi i Kosovës dhe i ekipit për Prishtina 2030 u përcoll edhe me një moment proteste. Delegacioni i Serbisë, në shenjë kundërshtimi, e lëshoi sallën gjatë prezantimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht këtij zhvillimi, Kosova vazhdon procesin përgatitor drejt vitit 2030, me synimin që Prishtina dhe vendet tjera nikoqire të jenë të gatshme për organizimin e një ngjarjeje të rëndësishme sportive ndërkombëtare.

Burimi: Bota Sot