Shqetësuese në Gjakovë | 17-vjeçarja denoncon babanë për dhunë shkaku

0%

Një rast i dyshuar i dhunës në familje ndaj një vajze të mitur është raportuar në fshatin Dobrixhë të Gjakovës, ndërsa shkak i konfliktit, sipas deklarimit të 17-vjeçares, ishte bërë lidhja e saj me një person që ndodhet në Austri, mëson Sinjali. Rasti është raportuar më 17 gusht, rreth orës , ndërsa Policia ka nisur menjëherë procedurat për trajtimin e rastit.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, viktima është A.U. rreth 17-vjeçare, ndërsa si i dyshuar është intervistuar babai i saj, R.U. rreth 50 vjeçar. E mitura është shoqëruar në Polici dhe, për shkak të moshës, është intervistuar në praninë e punëtorit social.

Gjatë deklarimit, 17-vjeçarja ka pretenduar se ishte sulmuar nga babai i saj për shkak të një lidhjeje dashurie që kishte me një person në Austri. Megjithatë, ajo ka deklaruar se nuk ndihej e rrezikuar nga babai, duke refuzuar strehimin dhe trajtimin mjekësor. Në kuadër të hetimeve është intervistuar si dëshmitare edhe nëna e vajzës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo ka dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke mohuar se vajza ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. Policia ka arrestuar 50-vjeçarin dhe e ka intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës. Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com