Ekskluzive | Vidhet trafoja e Hidroregjionit Jugor në Suharekë – dëmi

0%

Një trafo elektrike në vlerë rreth 10 mijë euro është vjedhur gjatë natës në fshatin Greikoc të Suharekës, mëson Sinjali. Trafoja ishte pronë e Hidroregjionit Jugor – Njësia në Suharekë, ndërsa vjedhja është raportuar në Polici më 19 gusht nga përgjegjësi i kësaj njësie.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, persona ende të paidentifikuar kanë shfrytëzuar orët e natës për ta marrë trafon nga vendi ku ishte e instaluar dhe më pas janë larguar pa u identifikuar. Përgjegjësi i njësisë ka deklaruar se dëmi i shkaktuar nga vjedhja llogaritet në rreth 10 mijë euro.

Një rrethanë që mund ta vështirësojë identifikimin e autorëve është fakti se hapësira ku ndodhej trafoja, sipas raportimit, nuk ishte e siguruar dhe as nën mbikëqyrjen e kamerave të sigurisë. Pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa deri në këtë fazë nuk raportohet për persona të dyshuar apo të arrestuar. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com