Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Mahmut Hoxhajt për tentim-vrasjen në

0%

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Mahmut Hoxhajt, të dyshuar për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë dhe posedim të paautorizuar të armëve, lidhur me incidentin e 17 tetorit 2025 pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht në ditën e ngjarjes dhe kishte zbuluar identitetin e të dyshuarit , duke bërë të ditur se bëhej fjalë për Mahmut Hoxhajn, rreth 45-vjeçar.

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Pejë Sipas aktakuzës së ngritur tash nga Prokuroria, Hoxhaj dyshohet se më , në rrugën “Miftar Zeqa” në Pejë, nga hakmarrja kishte ndërmarrë veprime me qëllim të privimit nga jeta të tre personave , duke rrezikuar edhe jetën e një personi tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria pretendon se ai kishte siguruar dy armë të gjata të tipit AK-47, dy armë të shkurtra dhe municion , ndërsa kishte monitoruar lëvizjet e të dëmtuarve pranë Qendrës së Paraburgimit në Pejë. Kur të dëmtuarit po largoheshin me automjet, Hoxhaj dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Si pasojë, dy persona kishin pësuar lëndime të rënda trupore , ndërsa jeta e dy të tjerëve ishte vënë në rrezik. Të shtënat kishin shkaktuar dëme edhe në automjete, ndërsa një plumb kishte depërtuar në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Në ditën e ngjarjes, Sinjali raportoi se rasti dyshohej se lidhej me hakmarrjen për ngjarjen në Ujëvarën e Mirushës , ku kishte mbetur i vrarë një person. Prokuroria ka kërkuar që Hoxhaj të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com