Dyshohet se lëshoi diploma false dhe përfitoi mbi 50 mijë euro,

0%

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim mbi 50 mijë euro. Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit I.Ç., i cili dyshohet për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Sipas njoftimit të Gjykatës të datës , masa e paraburgimit mund të zgjasë deri më , ndërsa vendimi është marrë pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë së Shtetit.

I.Ç. dyshohet se përmes biznesit të tij individual, Qendrës për Verifikimin e Aftësive Profesionale “A….”, ka lëshuar diploma për aftësim profesional ndonëse, sipas Gjykatës, biznesi nuk ka qenë i akredituar dhe as i autorizuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për lëshimin e kualifikimeve profesionale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2021, në Prizren, i pandehuri ka falsifikuar dokumente me qëllim që ato të përdoreshin si dokumente origjinale”- thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, I.Ç., në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të biznesit, “duke u paraqitur rrejshëm se lëshon dokumente të vlefshme”, ka shtypur dhe lëshuar “Diploma mbi aftësimin profesional” për pjesëmarrësit në trajnime të zhvilluara gjatë periudhës -.

Në diploma, sipas Gjykatës, është shënuar se pjesëmarrësit kishin përfunduar me sukses 900 orë praktikë dhe 400 orë teori, kishin kaluar provimin përfundimtar dhe ishin aftësuar për profesione të ndryshme.

I pandehuri dyshohet se gjatë së njëjtës periudhë ka mashtruar persona të tjerë duke u ofruar trajnime profesionale dhe duke i pajisur më pas me diploma, ndonëse subjekti nuk kishte autorizim për lëshimin e tyre.

Sipas Gjykatës, nga këto veprime dyshohet se të dëmtuarve u është shkaktuar dëm material, ndërsa “përfitimi material monetar apo dëmi i shkaktuar ka tejkaluar shumën prej 50,000 euro”.

Gjykata ka bërë të ditur se gjatë vendimmarrjes ka marrë parasysh provat materiale dhe shkresat e bashkëngjitura në dosjen e Prokurorisë, të cilat, sipas saj, arsyetojnë dyshimin e bazuar për veprat penale për të cilat dyshohet I.Ç. Hetimet dhe procedura paraprake janë ende duke vazhduar.

Gjykata ka thënë se duhet të sigurohen edhe prova të tjera materiale, të merren dëshmitë e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, si dhe deklarata e të pandehurit. Sipas vlerësimit të Gjykatës, caktimi i një mase më të butë mund të krijonte rrezik që i pandehuri të ndikonte tek të dëmtuarit apo dëshmitarët.

“Ekziston rreziku që i pandehuri të ndikojë tek të dëmtuarit me qëllim të ndryshimit të deklaratave të mëhershme dhe me këtë rast të pengojë rrjedhën normale të procedurës paraprake”- thuhet në njoftim.

Gjykata ka vlerësuar se, duke marrë parasysh peshën e veprave për të cilat dyshohet dhe rrethanat e rastit, vetëm masa e paraburgimit mund të sigurojë praninë e të pandehurit dhe zhvillimin e papenguar të procedurës penale. I.Ç. dyshohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe veprën penale “Mashtrimi”.

Burimi: Kallxo