Gacaferi ironizon AAK-në: A shkuan deputetet për mirënjohje nga Sami

0%

Anëtari i Lëvizjes “Guxo”, Luan Gacaferi ka ironizuar me deputetet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pas aksionit të sotëm para ndërtesës së Qeverisë, ku kësaj radhe edhe deputetë të PDK-së iu bashkuan protestës së përditshme të mbështetësve të opozitës.

Gacaferi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka ngritur në mënyrë ironike pyetjen se si deputetet e AAK-së e morën vesh se Sami Lushtaku kishte ndarë mirënjohje për personat që kishin marrë pjesë në aktivitetet para Qeverisë.

“Si e morën vesh deputetet e AAK-së, se Sami Lushtaku ju ndanë mirënjohje atyre që shkojnë mi fal sabahin para ndërtesës së Qeverisë, sot paskan shku edhe këta me shpresën se Samia ju ndanë mirënjohje edhe këtyre” , ka shkruar Gacaferi. Reagimi i tij vjen pasi aksioni i opozitës para ndërtesës së Qeverisë është zgjeruar, me pjesëmarrjen edhe të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot