Gjetja e varrezave masive në Zubin Potok, drejtori i Policisë jep

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë dhënë detaje para mediave për gjetjen e arsenalit të armëve në Zubin Potok dhe zbulimit të tri varrezave masive në këtë zonë.

Ministri në detyrë Sveçla tha se mbetjet mortore të 23 personave janë gjetur në Zubin Potok në 3 lokacione të ndryshme, 13 mbetje janë gjetur në lokacionin e parë, 4 mbetje në lokacionin e dytë dhe në lokacionin e tretë janë gjetur 6 mbetje mortore. Drejtori i Policisë së Kosovës Hoxha tha se mbetjet mortore ishin vërjetur pas zhvendosjes së një pjesë të dheut në njërin lokacion.

“Lidhur me rastin e zhdukjes së familjes Feka dhe Isufi, hetuesit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj një të dyshuari. Pas informacioneve të siguruara kohët e fundit nga puna operative në terren, puna hetimore dhe bashkëpunimi i ngushtë me banorët lokalë është arritur të sigurohen informacione dhe poashtu këto informacione janë analizu”- tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Më i gjithë ky anagazhim ka imponu nevojën për një angazhim taktik. Si rezultat është mundësuar lokalizimi i subjketeve të cënuara. Janë shoqëruar në Polici gjashtë qytetar, 4 dëshmitar dhe dy të dyshuar që më pas dhe janë arrestuar.

Informacionet e grumbulluara për një kohë të gjatë si dhe njohuritë e hetuesve për subjektet kanë bërë që të arrihet të lokalizohen edhe vendvarrezat e dyshuara.

Pas arritjes në lokacion, gjatë vëzhgimit fillestar të sipërfaqes së terrenit, në një afërsi të një përroi, ku si pasojë erozionit ishte zhvendosur një pjesë e dheut janë vërejtur pjesë kockore dhe pjesë të veshmbathjeve të ekspozuara pjesërisht në sipërfaqen e tokës…

Pas ekzaminimit preliminar, është konstatuar se pjesët kockore janë me prejardhje njerëzore dhe paraqesin interes forenzik”- tha ai. Armë, municion e pajisje ushtarake janë gjetur në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut.

Drejtori i Policisë së Kosovës tha se kanë gjetur ndër të tjera, 72 copë armë, 2 mitrolezë, 11 armë të gjata të llojit AK-47, 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, një pushkë ajrore, mjete shpërthyese, mjete piroteknike, 4 mijë municione të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme të armëve.

Hoxha bëri të ditur se kanë gjetur edhe pajisje ushtarake si thikë ushtarake, dylbi, radiolidhje, uniforma e çanta ushtarake që i përkasin ushtrisë serbe.

Burimi: Kallxo