Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: IPK-ja po heton, dy policë

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me ankesën për rastin e Nenad Rashkoviqit, duke bërë të ditur se Inspektorati Policor i Kosovës është angazhuar në hetimin e rastit dhe se dy zyrtarë policorë janë pezulluar. Sveçla ka thënë se menjëherë pas pranimit të ankesës, IPK-ja ka nisur hetimet.

“Patjetër, në momentin që ne jemi njoftuar për këtë ankesë, Inspektorati Policor i Kosovës është angazhuar në hetimin e këtij rasti. Tashmë ju e dini se ky inspektorat ka rekomanduar dhe eprorët e policisë kanë realizuar pezullimin e dy zyrtarëve policorë”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka shtuar se pas përfundimit të hetimeve, publiku do të informohet për të gjeturat dhe masat eventuale që mund të ndërmerren. Sveçla ka theksuar se Policia e Kosovës është një nga institucionet me besueshmërinë më të lartë te qytetarët, ndërsa sipas tij ekzistojnë mekanizma që garantojnë mbikëqyrjen e sjelljes së zyrtarëve policorë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com