Pas largimit të Rodri-t drejt Barcelonës, Manchester City është hedhur i gjithi në “sulm” për të gjetur një zëvendësues të denjë për mesfushorin spanjoll. Dëshira e madhe e Enzo Maresca është Enzo Fernandez, por Chelsea kërkon të paktën 140 milionë euro për argjentinasin dhe marrëveshja duket shumë komplekse.
Në këtë situatë, “Qytetarët” kanë zgjedhur një tjetër alternativë dhe bëhet fjalë për Manu Kone, mesfushorin francez të Romës. Kone ka qenë një nga emrat më të kërkuar në këtë merkato. Së fundmi, Atletico Madrid ofroi 40 milionë euro për francezin, por Roma refuzoi direkt, pasi pretendon 55-60 milionë euro. Po ashtu për Kone ka pasur interes të vazhdueshëm edhe nga Manchester United.
Interesi i shtuar i Manchester City mund të ndryshojë komplet situatën. Përveç Kone, Manchester City është afër finalizimit të transferimit të Ayyoub Bouaddi, i cili shihet më shumë si një investim për të ardhmen.
