1878-1912, Epoka më e lavdishme më historinë kombëtare shqiptare

0%

Në Historinë kombëtare Shqiptare , Epoka më e Lavdishme është Epoka moderne e viteve 1878-1912, Epoka 35 vjecare e ngjarjeve të mëdha të cilat dhanë rezultatin më të lartë kombëtar sepse ato realizuan Pavarësisë e Shqipërisë etnike që është arritja më e madhe e shqiptarëve,ngjarje të cilat u zhvilluan kryesisht në Kosovën shqiptare kreshnike, që filluan e Lidhjen Shqiptare të Prizrenit deri në shpalljen e Pavarësisë.

Ky fakt nuk u pëlqen armiqve të Shqiptarëve, Greqisë, Serbisë , as Antantës europiane( Britan-Francë -Rusi) dhe as islamofobëve serbo e grekofilë.Ka disa farë intelektualësh shumë djallëzorë të cilët mundohen t’a gjejnë patriotizmin në shekujt e largët të historisë, me qëllim që ta zbehin dhe të mos i japn rëndësinë e duhur kësaj Epoke të jashtëzakonshe të rëndësisë kombëtare, të këtyre ngjarjeve madhore të kohës moderne, kur kundër shqiptarëve ishin të gjithë, të gjitha shtetet ballkanike dhe ato europiane, që nuk donin të kishte një shtet por as komb shqiptar, gjë e cila vazhdoi prej tyre edhe pas shpalljes së Pavarësisë Shqipërisë.

Në vitin 1878 me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, pë herë të parë shqiptarët lëvizën si komb në të gjitha trojet shqiptare; kjo Lidhje e bëri prezent në Europë egzistencën e Kombit shqiptar dhe të drejtën e tij për të pasur shtetin e tyre shqiptarët.Kjo është epoka kur shqiptarët në tërësi por kryesisht shqiptarët e Kosovës u ngritën kundër Perndorisë Osmane për Pavarësi, por njëkohësisht shqiptarët po luftonin edhe kundër coptimit të trojve shqiptae, pra po luftonin edhe për Pavarësinë nga Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia synimet e të ciave i mbështesrte edhe Europa, edhe Rusia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pra shqiptarët për të drejtat e tyre ishin vetëm ,dhe jo vetëm kaq por ishin kundër të gjithëve, pra nuk kishin aleatë. Kjo periudhë kohore ishte Epoka më e lavdishme sepse shqiptarët po luftonin dhe luftuan për Shqipërinë, dhe patriotët shqiptarë i shërbyen kombit të vet dhe jo perandorive të Romës, të Bizantit , as shteteve të Italikut, as Omanllisë dhe as pavarësisë së Egjiptit,Greqisë e Serbisë sic kishin berë me parë perandorët, gjeneralët,vezirët dhe ushtarakët me origjinë ilire e dardane.

Burimi: Bota Sot