Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka reaguar lidhur me eksportin e thëngjillit nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), duke thënë se është zbuluar, sipas saj, ku qëndron “skandali” i kësaj çështjeje. Përmes një postimi në Facebook, Fejza ka pretenduar se KEK-u po e shet thëngjillin 5.7 herë më shtrenjtë sesa në një shitje të mëhershme.
Ajo ka theksuar se thëngjilli po i shitet drejtpërdrejt kompanisë publike të Maqedonisë së Veriut. Postimi i plotë: U zbulua ku qëndron “skandali” i eksportit të thëngjillit. Problemi qenka që KEK-u pe shet 5.7 herë ma shtrenjtë sesa që e ka shitë ma herët, edhe po ia shet direkt kompanisë publike të Maqedonisë.
D.m.th. tash fiton KEK-u e politikanët e kompanitë e lidhuna me ta s’munden me vjedhë.
