Shasivari – Miller: Prioriteti ynë është interesi më i mirë i

0%

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot realizoi një takim pune me përfaqësuesen e UNICEF‑it, Lesli Miller, në të cilin u shqyrtuan çështje kyçe që lidhen me përmirësimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët. Në takim u theksua se interesi më i mirë i fëmijës mbetet prioritet kryesor, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët dhe nevojës për forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të të gjithë subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijët.

Ligji i ri thekson nevojën për specializimin e profesionistëve që punojnë me fëmijë, prandaj është me rëndësi të veçantë vazhdimi i trajnimeve për profesionistët e drejtësisë për trajtimin dhe mbrojtjen e duhur të fëmijëve – viktima ose dëshmitarë të dhunës dhe krimit, si dhe për zbatimin e qasjeve të drejtësisë riparuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktet nënligjore janë një hap tjetër i rëndësishëm në zbatimin praktik të Ligjit, sepse sigurojnë procedura të qarta, standarde dhe mjete për zbatimin konsekuent të parimeve të tij. Çdo fëmijë ka nevojë për një sistem gjyqësor që i njeh nevojat e tij, i mbron të drejtat e tij dhe i mundëson qasje reale dhe të barabartë në drejtësi.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për përmirësimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët dhe krijimin e kushteve institucionale në të cilat të drejtat e çdo fëmije do të respektohen dhe mbrohen plotësisht.

Burimi: Telegrafi