Meta “fshehu të vërtetën” lidhur me sigurinë e fëmijëve – Nis gjyqi

0%

Gjiganti i rrjeteve sociale, Meta, po përballet me një gjyq lidhur me pretendimet se i ka projektuar qëllimisht platformat e saj për t’i bërë ato varëse për të rinjtë. Katër shtete amerikane që po marrin pjesë në seancën gjyqësore të së martës kërkojnë miliarda dollarë nga Meta.

Ato veprojnë në emër të një grupi prej 29 shtetesh që ngritën padi në vitin 2023, duke argumentuar se kompania ka shkelur ligjet për privatësinë e fëmijëve. Një avokat që përfaqëson Kaliforninë i ka thënë gjykatës se modeli i biznesit të Metës synon “të tërheqë përdoruesit, t’i mbajë ata sa më gjatë të jetë e mundur, të mbledhë të dhënat e tyre, (dhe) t’ia fshehë të vërtetën publikut”.

Meta, e cila zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, deklaron se “nuk pajtohet aspak” me këto pretendime dhe se provat do të tregojnë “angazhimin e saj afatgjatë për të mbështetur të rinjtë”. Gjyqi që po zhvillohet në një gjykatë federale në Kaliforni, pritet të zgjasë nga gjashtë deri në tetë javë dhe do të përfshijë dëshminë e kreut të Metës, Mark Zuckerberg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi