“Duam të jemi më të mirët në botë” – Arteta tregon ambiciet e

0%

Mikel Arteta ka zbuluar ambiciet e mëdha të Arsenalit, duke theksuar se klubi londinez synon të bëhet klubi më i mirë në botë. Trajneri spanjoll foli për objektivat e klubit teksa “Topçinjtë” përgatiten të mbrojnë titullin e Ligës Premier, pasi e kanë fituar atë për herë të parë pas 22 vjetësh.

“Sigurisht, kjo është ambicia e klubit dhe pronarëve, të bëhemi klubi më i mirë në botë”, deklaroi Arteta. Sipas tij, për të arritur këtë nivel, Arsenali duhet të ndërtojë një projekt që përfshin të gjitha aspektet e klubit, nga infrastruktura dhe stadiumi, te tifozët dhe cilësia e skuadrës.

“Për ta bërë këtë, të duhen objektet më të mira, stadiumi më i mirë, tifozët më të mirë, si dhe skuadra dhe lojtarët më të mirë në botë. Janë pikërisht ata që të fitojnë ndeshjet e futbollit dhe që mund të bëjnë diferencën në momentet vendimtare”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arteta theksoi se kjo është pikërisht ajo që Arsenali po përpiqet të ndërtojë, duke u mbështetur te lojtarët aktualë dhe duke synuar të afrojë futbollistë të rinj që mund të bëjnë diferencën. Arsenali tashmë konsiderohet një prej klubeve më të mëdha në Angli, por trofeu i Ligës së Kampionëve vazhdon të mungojë në historinë e klubit.

“Topçinjtë” ishin shumë pranë këtij objektivi këtë sezon, por u eliminuan nga Paris Saint-Germain pas ekzekutimit të penalltive.

Burimi: Telegrafi