Interi ka siguruar të ardhmen e sulmuesit të saj, duke arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës me Pio Espositon. Sipas njoftimeve nga “Calciomercato”, palët kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur, duke bërë që talenti zikaltër të lidhë me klubin një kontratë të re afatgjatë që do ta mbajë në Milano deri në qershor të vitit 2031.
Përveç kohëzgjatjes, marrëveshja e re parashikon edhe një rritje të ndjeshme të pagës, e cila do të kapë shifrën e rreth 3 milionë eurove në vit, duke treguar kështu besimin e plotë që klubi ka në rritjen dhe potencialin e tij. Zikaltrit blindojnë kështu një nga profilet e tyre më interesante për të ardhmen, duke i prerë rrugën çdo interesimi të mundshëm nga skuadrat e tjera.
