Lëvizjet e fundit

0%

Me vetëm dy javë në dispozicion deri në mbylljen e merkatos së Serie A, klubet italiane po shtojnë lëvizjet dhe negociatat. Diego Moreira ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe pritet të firmosë kontratën ditën e mërkurë. Anësori vjen nga Strasburgu dhe është goditja më e madhe e Milanit në këtë merkato, me operacionin që shkon 50 milionë euro.

Milani ka njoftuar zyrtarisht edhe transferimin e David Odogut në Tuluz. Në një deklaratë, klubi italian shkruan se mbrojtësi ka kaluar në formë huazimi në kampionatin francez. Pas humbjes së rëndë ndaj Mantovës në Kupë, Lazio po mendon për të afruar një sulmues. Mauro Icardi shihet si zgjidhja më interesante për t’i siguruar trajnerit Rino një sulmues me emër dhe cilësi.

Në këtë moment, ai konsiderohet edhe një opsion i përshtatshëm pasi është lojtar i lirë. Kontaktet kanë nisur, pasi Icardi në moshën 33-vjeçare dëshiron të rikthehet në Itali dhe është i hapur për të luajtur te Lazio. Problemi kryesor është pjesa ekonomike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lazio ende nuk ka ofruar 3 milionë euro në sezon plus bonuse, shumë që Icardi mund ta pranonte nëse do të ulte ndjeshëm pagën që ka marrë vitet e fundit. Rodrigo Mora do të jetë lojtari më i ri i Romës. Verdhekuqtë kishin nevojë për të forcuar organikën pasi sezonin që vjen do të luajnë në Ligën e Kampioneve. Mora, 19 vjeç është blerë nga Porto për 25 milionë euro.

Mesfushori me tipare sulmuese ka zbarkuar në kryeqytetin italian ku është pritur nga qindra tifozë dhe të mërkurën do të firmosë kontratën me klubin e ri. Juventus ka prezantuar portierin Gulielmo Vikaro. Italiani vjen nga Totenhemi dhe ka kaluar me sukses vizitat mjekësore. Ai mbërriti në formë huazimi me të drejtë blerje pas një sezoni.

Portieri ka zhvilluar edhe seancën e parë me bardhezinjtë. Me ardhjen e Vicarios, Matia Perin është i tepërt. Për portierin në orët e fundit ka dalë në skenë Palermo.

Burimi: Bota Sot