Sarajeva thyen rekordet turistike këtë verë: Një mesazh bashkimi nga

0%

Sarajeva po përjeton një bum turistik, me një fluks rekord vizitorësh nga e gjithë bota. Kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës po shijon një verë të mbushur me koncerte, festivale filmi dhe ngjarje kulturore, duke dëshmuar se nuk është më një destinacion që turistët e huaj e vizitojnë vetëm për shkak të historisë së saj të trazuar, por edhe për kulturën, argëtimin, gastronominë dhe natyrën.

Mbi 100 mijë turistë vizituan Sarajevën vetëm gjatë korrikut, ndërsa një sërë ngjarjesh të mëdha e kanë kthyer qytetin në një prej destinacioneve më të gjalla të Ballkanit këtë verë. Dino Merlin tërheq mbi 200 mijë njerëz Një nga momentet më të mëdha të verës ishin koncertet e këngëtarit Dino Merlin në stadiumin “Kosevo”, ku mbi 200 mijë njerëz morën pjesë gjatë tri netëve radhazi.

Në Sarajevë udhëtuan fansa nga vende të ndryshme të Evropës, disa prej të cilëve për herë të parë, vetëm për koncertet e tij. Gjatë tri ditëve të koncerteve, Sarajeva regjistroi afro 78 milionë euro qarkullim fiskal, ndërsa rritja e numrit të vizitorëve u ndje në hotele, apartamente, restorante, kafene, dyqane dhe transport, shkruan Fena, përcjell KosovaPress.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga muzika te filmi Pas koncerteve të Merlin, qyteti vazhdoi me një kalendar të ngjeshur ngjarjesh. Koncerti i grupit “The Prodigy” më 13 gusht solli një tjetër fluks vizitorësh, ndërsa një ditë më vonë nisi edicioni i 32-të i Festivalit të Filmit të Sarajevës.

I themeluar në vitin 1995, gjatë viteve të fundit të rrethimit të Sarajevës, festivali është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të filmit në Evropë. Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë Woody Harrelson, Emily Watson, Paweł Pawlikowski, Diego Luna, Asghar Farhadi dhe Céline Sciamma.

Përtej ngjarjeve të mëdha, Sarajeva ofron një kombinim të rrallë të historisë, kulturës dhe natyrës. Në Baacarshija ruhen gjurmët e periudhës osmane, ndërsa vetëm pak qindra metra më tej shihen ndikimet austro-hungareze. Xhamitë, kishat dhe sinagoga në qendër të qytetit dëshmojnë për ndërthurjen e kulturave dhe feve.

Qyteti gjithashtu mbart kujtimet e Luftës së Parë Botërore dhe rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri më 1995. Megjithatë, sot rrugët e tij janë të mbushura me turistë, restorante, kafene, festivale dhe aktivitete kulturore. Një tjetër avantazh janë malet olimpike, të cilat mund të arrihen brenda rreth 15 minutash nga qendra.

Trebeviqi, Bjellashnica, Igmani dhe Jahorina ofrojnë mundësi për ecje, çiklizëm dhe sporte dimërore. Kësaj i shtohet edhe tradita e kërcimit nga shkëmbinjtë në Bentbashë, pranë Baščarshisë, ku zhvillohen gara zhytjeje në lumin Miljacka. 40 vjet pas Lojërave Olimpike, Sarajeva sërish po tërheq botën Para 40 vitesh, njerëzit erdhën në Sarajevë për Lojërat Olimpike.

Pas luftës, në vitin 1997, koncerti i U2 në “Kosevo” dha një mesazh të fuqishëm se Sarajeva ishte rikthyer në botë. Sot, katër dekada pas Olimpiadës, njerëzit po kthehen sërish në Sarajevë – këtë herë për të festuar. Ata vijnë për muzikë, film, art, gastronomi dhe energjinë e qytetit, duke e kthyer kryeqytetin boshnjak në një prej qendrave më tërheqëse turistike të rajonit.

Burimi: Bota Sot