Përmbyllet Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026

0%

Tri ditë të mbushura me njohuri, përvojë dhe zhvillim profesional për trajnerët e basketbollit. Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026, e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-n dhe SHTBK-në, solli ligjërata teorike dhe praktike nga Marius Huth, Arben Krasniqi, Elbesar Gështenja dhe Granit Rugova.

Përmes temave bashkëkohore, diskutimeve dhe punës praktike, Klinika synoi ngritjen e kapaciteteve profesionale të trajnerëve dhe shkëmbimin e përvojave në funksion të zhvillimit të basketbollit në Kosovë. Klinika u përmbyll me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit. Investimi në trajnerë është investim në të ardhmen e basketbollit.

Burimi: Bota Sot