Shpërndaje në: Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i gjithë procesi i themelimit të institucioneve që duhet të dalin nga zgjedhjet “është në terren jokushtetues”. Ai ka dhënë tri arsye për këtë.
Hoti ka thënë se Kuvendi nuk është themeluar brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve, andaj sipas tij, “kurdo që konstituohet, ai mund të kontestohet”.
Së dyti, ka thënë Hoti, funksionimi i Qeverisë në detyrë është jokushtetues pasi kryeministri në detyrë dhe disa ministra janë betuar si deputetë, dhe sipas ligjit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë funksione në qeveri. Hoti ka deklaruar se vendimet e kësaj qeverie janë “qartësisht të kontestueshme” dhe se për këtë ka një aktgjykim të Gjykatës Supreme.
Ndërsa të tretën si jokushtetuese Hoti ka renditur si arsye ushtrimin e detyrës së presidentes. Ai ka thënë se nga betimi si deputete, ish-kryetarja e Kuvendit nuk mund të ushtrojë detyrën e presidentes. “Ajo nuk është më Kryetare e Kuvendit, pasi ajo legjislaturë është mbyllur me dhënien e betimit të 120 deputetëve të ri”, ka shkruar ai.
“Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë. Vetëm dikush që kundër vetë ekzistencës së shtetit të Kosovës e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje kaosi dhe jokushtetutshmërie”, ka deklaruar Hoti.
Edhe Arbëri 1 o. më parë Mbi 500 pacientë presin për operim të syrit, lista e pritjes deri në 6 muaj Të martën u takuan kryetarët e LVV-së, Albin Kurti, me të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas takimit nga të dy u tha se ka vullnet që të gjendet zgjidhje për presidentin, ndërsa u la e hapur rruga për takime të tjera rreth emrave konkretë.
Pas takimit ka reaguar edhe deputeti tjetër i LDK-së, Arben Gashi. “Shumë zhurmë, shumë premtime, shumë pritje e në fund, asgja. Kjo asht ajo që ndodh kur propaganda e zëvendëson punën, e pushteti madhështinë e premtimeve”, ka shkruar ai në Facebook.
