Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim miqësor me Christian Wiermer, sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit federal Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe për rolin e diasporës kosovare në këtë land. Nordrhein-Westfalia është një nga vendet me komunitetin më të madh të bashkatdhetarëve nga Kosova në Gjermani.
Diaspora kosovare në këtë land u vlerësua si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Në takim u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe e forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, veçanërisht në kuadër të perspektivës evropiane të Kosovës dhe rolit të diasporës.
