Raphinha, kapiteni i ri i Barcelonës

0%

Raphinha është zgjedhur kapiteni i ri i Barcelonës, duke marrë një përgjegjësi të re në skuadrën katalunase. Braziliani është përzgjedhur nga trajneri Hansi Flick për ta bartur shiritin pas largimit të Ronald Araujos dhe Marc-Andre ter Stegenit. Ky vendim ka edhe rëndësi historike për klubin, pasi Raphinha bëhet braziliani i parë që emërohet kapiteni kryesor i Barcelonës.

Debutimin në këtë rol të ri ai pritet ta bëjë të dielën, kur Barcelona përballet me Elchen në ndeshjen hapëse të sezonit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com