Rodri zbarkon në Barcelonë, “godet” Manchester Cityn me deklaratën e

0%

Rodri ka arritur në Barcelonë, ku pritet të finalizojë kalimin e tij nga Manchester City te gjiganti katalunas. Mesfushori spanjoll mbërriti të hënën në mbrëmje, pasi dy klubet raportohet se kanë gjetur marrëveshje në parim për transferimin e tij.

Barcelona pritet të paguajë 60 milionë euro në fazën fillestare, ndërsa marrëveshja mund të përfshijë edhe 11 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Pas zbritjes në Barcelonë, Rodri nuk e fshehu entuziazmin për aventurën e re, duke theksuar se synimi kryesor është suksesi në Ligën e Kampionëve. “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Të luash për Barcelonën ka qenë një ëndërr.

Do të luftojmë për Ligën e Kampionëve dhe për çdo trofe tjetër”, deklaroi ai. 30-vjeçari tani pritet t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore, përpara se të hedhë firmën në kontratë dhe të prezantohet zyrtarisht si futbollist i Barcelonës. Transferimi i Rodrit shihet si një lëvizje e rëndësishme e klubit katalunas për forcimin e mesfushës gjatë kësaj vere.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com