FC Thun dhe Sturm Graz kanë nisur zyrtarisht negociatat për transferimin e mesfushorit ofensiv kosovar, Valmir Matoshi. Klubi austriak tashmë ka arritur marrëveshje personale me reprezentuesin e Kosovës, i cili ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Sturm Grazit.
Reprezentuesi i Kosovës kërkon largimin nga Thuni pas marrëveshjes me klubin e njohur Matoshi ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me klubin austriak, ndërsa tashmë kanë mbetur për t’u finalizuar detajet mes dy klubeve. Negociatat po zhvillohen në një atmosferë pozitive dhe pritet që tarifa e transferimit të jetë rreth 1 milion euro, plus bonuse të ndryshme.
Kështu, transferimi i Matoshit drejt Sturm Grazit po afron gjithnjë e më shumë drejt finalizimit, me klubin austriak që tashmë po punon për të arritur marrëveshjen përfundimtare me FC Thun.
