Ligjërim metaforik

0%

Anton Marku sjell ndjeshmëri për lexuesin, atmosferën e kohës, vizionin dhe vetëdijen krijuese artistike me një gjuhë të njëmedtë poetike. Nëpërmjet figurave letrare si metaforën dhe krahasimin autori strukturon shprehjen artistike në përputhjen kuptimore të fjalës me realitetin jetësor.

Dimensionet e reja estetike, përveçse sjellin motive nga jeta, na shpalosin botën e brendshme e të jashtme emocionale në poetizimin natyrshëm të vargjeve sa lirike po aq edhe bashkëkohore. Pas disa librave me poezi, së fundi vëllimi “Hija e shiut” dëshmon një rritje poetike më të pjekur, që më shumë frymëzohet brenda qenies së tij njerëzore dhe poetike.

Është vizioni i autorit ku gjejmë pikënisjen, idetë, imagjinatën dhe perceptimin që shpërthen fuqishëm përmes strukturës poetike. Përsiatjet e poetit në botën e vargjeve shpërthejnë në lirika të ndjeshme si dekor i kohës dhe hapësirës. Poezia e Anton Markut ka një vitalitet që të bën ta lexosh poezinë e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ja çfarë shkruan në poezinë: E DIEL Provova dikur Vitet që jetova T`i vendosja në kornizë Qoftë ditë me diell Kurdo që të shkëputem Nga libri i jetës Qoftë e diel Me mjeshtëri në këto vargje poeti pasqyron botën e tij, pikërisht mëdyshjet, duke e ngulitur veten në fuqinë, ndjenjën e thellë dhe harmoninë shpirtërore.

Vetvetja e autorit shkrihet nëpërmjet metaforës, “libri i jetës” me zërin, ritmin e përditshmërisë, gjuhës së pasur brenda fjalës poetike dhe krijimit të metaforës ku edhe stili në tërësi është metaforik. Mbi të gjitha poezia e tij përjetohet si poezi bashkëkohore.

Në kontekst të këtij vëllimi me poezi po ashtu autori i qaset vendlindjes nën peshën e mallit, rrënjëve dhe mjegullimit të botës. Të lexojmë edhe disa vargje të poezisë: JETO Mos hiq dorë nga ditët e tua ende të pandodhura Para këmbëve të mëngjesit hidh nga një grusht dritë “këmbëve të mëngjesit” është një metaforë e veçantë që të befason!

I jep ngjyrë fjalës poetike, ligjërimit metaforik dhe mendimit letrar. pasur me një përvojë poetike ai vjen duke e begatuar poezinë shqipe me artin e fjalës së gjuhës së pasur shqipe. Edhe pse i përkthyer në dhjetë gjuhë të huaja, ai mbetet i lidhur shpirtërisht me atdheun e tij të përhershëm, Kosovën.

Burimi: Bota Sot