Shpërndaje në: Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka refuzuar ftesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Në një përgjigje për KOHËN, nga LDK-ja kanë thënë se nuk marrin pjesë në takim, pasi konsiderojnë se Haxhiu është vetëm një nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Tutje janë shprehur të hapur të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. “LDK, nuk merr pjese në takimin e thirrur nga zonja Haxhiu, pasi që konsiderojmë se ajo është vetëm nië nga deputetet e Kuvendit të Kosovës. Ne jemi të hapur të bisedojmë me kryetarin e LVV, z.
Albin Kurti, që sa më shpejt ta zhbllokojmë situatën politike në vend, duke i ofruar Kosovës, President”, thuhet në përgjigjen e LDK-së. Lajmi po përditësohet…
