44-vjeçari i dyshuar për sulm seksual ndaj 14-vjeçares në Ferizaj

0%

44-vjeçari Shpëtim Rama, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar paraburgim nën dyshimin për sulm seksual ndaj një 14-vjeçareje, në rast të shpalljes fajtor mund të përballet me një dënim të rëndë me burgim.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kur vepra penale e sulmit seksual kryhet ndaj një personi nën moshën 16-vjeçare, ligji parasheh burgim prej pesë deri në 20 vjet . Kjo dispozitë është e rëndësishme edhe për rastin në Ferizaj, pasi Gjykata ka bërë të ditur se ndaj Sh.R. ekziston dyshimi i bazuar për veprën penale “Sulmi seksual”, sipas nenit 229 të Kodit Penal.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 gusht në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku 14-vjeçarja kishte kërkuar ndihmë në një pompë derivatesh, pasi, sipas deklarimit të saj, gjatë udhëtimit me veturë ishte prekur pa pëlqimin e saj. Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali , e mitura kishte kërkuar nga i dyshuari që ta dërgonte në shtëpi, pasi kishte qenë te një shoqe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë rrugës, sipas rrëfimit të saj, 44-vjeçari dyshohet se i kishte kërkuar të shkonin në hotel, ndërsa pas refuzimit ajo pretendon se ai kishte filluar ta prekte në këmbë dhe në pjesën e kofshës. E frikësuar, 14-vjeçarja kishte kërkuar që vetura të ndalej te “Hib Petrol” në Bibaj, prej nga kishte dalë dhe kishte kërkuar ndihmë. Pas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar.

Gjykata Themelore në Ferizaj më 17 gusht ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka caktuar paraburgim ndaj Shpëtim Ramës . Megjithatë, masa e paraburgimit nuk nënkupton se i dyshuari është shpallur fajtor. Ai gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë.

Nëse në përfundim të procedurës gjyqësore shpallet fajtor për veprën për të cilën dyshohet, dënimi përcaktohet nga gjykata duke marrë parasysh dispozitën ligjore dhe rrethanat konkrete të rastit. Kodi Penal përcakton kufirin prej 5 deri në 20 vjet burgim për sulmin seksual ndaj personit nën 16 vjeç.

Ekskluzive | 14-vjeçarja kërkon ndihmë në “Hib Petrol” pasi dyshohet se u sulmua seksualisht – 44-vjeçari përfundon në pranga Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com