Një 33-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprën penale “Vjedhje e rëndë” në një shtëpi. Sipas njoftimit, i dyshuari A.M. është arrestuar në flagrancë nga njësia e arrestimeve e Stacionit Policor Qendra, pas veprimeve të shpejta të policisë.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është nën hetim nga autoritetet kompetente.
Burimi:
Bota Sot
