Nis asfaltimi në magjistralen në Ferizaj, segmenti hapet më 5 shtator

0%

Ka nisur asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj, ndërsa ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen në disa segmente të kësaj rruge. Basha ka njoftuar se ka përcjellë nga afër punimet në segmentin që nis nga Ura e Vogël, te Mobileria Migros, deri te restoranti “Ballkani”.

Sipas tij, traseja nga rruga “Driton Islami” deri te restoranti “Ballkani” pritet të përfundojë me të dyja shtresat e asfaltit dhe të hapet për qarkullim më . “ Pas përfundimit të këtij segmenti, asfaltimi do të vazhdojë nga rruga “Driton Islami” drejt rrugës “Vëllezërit Gërvalla” , ka shkruar Basha.

Ndërkohë, sipas njoftimit të ministrit në detyrë, punimet po zhvillohen me intensitet edhe në segmentin nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” drejt Urës së Madhe, i cili është në fazën e finalizimit. Basha ka thënë se synimi është që punimet të përfundojnë sipas planit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Po angazhohemi që punimet të ecin sipas planit, në mënyrë që ta lehtësojmë sa më shpejt qarkullimin dhe bizneset tona në Ferizaj të kenë një rrugë moderne dhe me cilësi të lartë”, ka shkruar Basha.

Burimi: Bota Sot