PDK kërkon vazhdimin e seancës së Kuvendit, paralajmëron konferencë

0%

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke nisur nga ora . Konferenca vjen në kohën kur PDK-ja po kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke kërkuar që seanca të vazhdojë sot në orën .

Në letër, PDK-ja argumenton se moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese dhe kërkon që procesi të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme. “Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet.

Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në letrën e PDK-së drejtuar kryesuesit Dehari. Sipas partisë, tejkalimi i afatit kushtetues nuk e heq detyrimin për konstituimin e Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi