Të shtëna me armë në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit

0%

Të shtëna me armë janë raportuar sot rreth orës në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova. Sipas Rugovës, pas njoftimit Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar viktimën, e cila dyshohet se ishte sulmuar. “Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar”, ka thënë Rugova.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është vënë në kërkim të tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Burimi: Telegrafi