Pas aksionit grek “Vardaris”, është hapur hetim dhe është caktuar paraburgim për një person nga Maqedonia e Veriut, i dyshuar për transportin e mbi 324 kilogramëve marihuanë, që u kapën në Selanik të Greqisë, njoftuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në fund të shkurtit të këtij viti, i dyshuari kishte siguruar një automjet motorik transportues, ndërsa në fillim të marsit edhe një rimorkio, pas së cilës menjëherë kishte organizuar transportin e pretenduar të letrës së ricikluar të presuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut drejt Republikës së Turqisë, përmes Republikës së Bullgarisë.
Pasi kishte përfunduar formalitetet doganore, më , i dyshuari me automjetin transportues dhe rimorkion ishte larguar nga territori i Maqedonisë në drejtim të Republikës së Bullgarisë.
Mirëpo, në vend që të vazhdonte drejt Republikës së Turqisë, ishte drejtuar për në Republikën e Greqisë, ku automjetin me rimorkion e kishte lënë në një hapësirë të mbyllur me qira në Selanik”, sqaruan nga Prokuroria.
Në njoftim shtohet se atje ishte takuar me dy prej të dyshuarve ndaj të cilëve po zhvillohet procedurë në Republikën e Greqisë, njëri prej të cilëve ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, dhe kishte marrë vesh për transportin e mëtejshëm të drogës narkotike, siç thuhet, pasi ajo të fshihej në ngarkesën me letër të ricikluar.
“Pas sigurimit të drogës narkotike, dy prej të dyshuarve, së bashku me persona ende të panjohur, në periudhën nga 11 deri më e kishin vendosur marihuanën në hapësirat e krijuara paraprakisht në balotat me letër të ricikluar.
Më , në kuadër të aksionit “Vardaris”, zyrtarët policorë në Republikën e Greqisë kanë privuar nga liria dy prej të dyshuarve dhe kanë kryer kontroll dhe bastisje në hapësirën e marrë me qira. Aty ishte gjetur rimorkioja, së cilës paraprakisht i ishin hequr targat e regjistrimit.
Në katër paleta të vendosura në pjesën e pasme të rimorkios dhe në katër paleta të tjera para saj ishte gjetur sasia e lartpërmendur e drogës narkotike – marihuanës”, informuan nga Prokuroria. Kujtojmë se në aksion është arrestuar edhe një shtetas i Kosovës.
Aksioni është zhvilluar në kuadër të një hetimi disa-mujor dhe bashkëpunimit mes autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Kosovës.
