Forcat ruse kanë nisur një sulm me raketa ndaj Kievit në orët e para të së dielës, duke shkaktuar zjarre në të paktën dy zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, si pasojë e sulmit të paktën një person është plagosur, raporton The Guardian. Dëshmitarët kanë raportuar shpërthime të fuqishme në qytet, ndërsa alarmet ajrore ishin aktivizuar pas orës .
Sulmi vjen në një kohë kur Ukraina po vazhdon gjithashtu goditjet me rreze të gjatë ndaj objektivave ushtarake brenda territorit rus. Autoritetet ukrainase po vazhdojnë të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga sulmi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!