Superkompjuteri i Opta Analyst ka publikuar parashikimet për sezonin 2026/27 të Premier League, duke e vendosur Arsenalin si favoritin kryesor për titullin kampion. Sipas simulimeve të realizuara, skuadra e Mikel Artetas e ka fituar kampionatin në 38 për qind të rasteve të simuluara.
Manchester City renditet në vendin e dytë me 20.5 për qind gjasa për titull, pothuajse përgjysmë më pak se Arsenali. Liverpooli është kandidati i tretë sipas modelit të Opta-s, me 9.2 për qind mundësi për ta fituar Premier League. Pas tyre renditen Manchester United, Aston Villa dhe Chelsea, të cilat konsiderohen gjithashtu pretendente, por me gjasa dukshëm më të vogla për të triumfuar.
Sipas parashikimit parasezonal të Opta-s, Arsenali nis kështu sezonin si favoriti kryesor, me një avantazh të konsiderueshëm ndaj Manchester Cityt dhe pjesës tjetër të rivalëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
