Struga Trim Lum trondit kampionin e Maqedonisë së Veriut

0%

Struga Trim Lum trondit kampionin e Maqedonisë së Veriut, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në takimi e javës së tretë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Struganët zhvilluan një paraqitje dukshëm më të mirë në pjesën e dytë dhe arritën fitoren në minutën e 61-të. Në minutën e 61-të, Hristijan Maleski shënoi për Strugën.

Pas një aksioni të shkëlqyer në krahun e djathtë, Maleski goditi bukur nën traversë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të Vardarit, Davor Taleski. Në minutat e fundit të ndeshjes, kapiteni i Vardarit, Azer Omeragiq, pati dy tentativa për të barazuar rezultatin, por nga pozicione të vështira ishte paksa i pasaktë dhe topi kaloi pranë portës së vendasve. Por drama nuk mbaroi aty.

Në kohën shtesë, arbitri akordoi penallti për Vardarin, pas prekjes së topit me dorë nga një mbrojtës vendas në zonën e rreptësisë. Megjithatë, David Babunski, në minutën e 90+6, nuk arriti ta shfrytëzojë mundësinë e artë dhe e goditi topin jashtë portës së Strugës. Struga TL është në vend të dytë me 7 pikë dhe Vardari është të shtatin me 3.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot