Therje për klientët në Vlorë, shitësi i biletave dyshohet se goditi

0%

Një përleshje mes dy shitësve të biletave për anijet turistike ka përfunduar me një person të plagosur në zonën e Skelës në Vlorë. Sipas raportimit të Vizion Plu s , të dy personat merreshin me shitjen e biletave për ture turistike me anije, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të konkurrencës për klientët.

Gjatë përplasjes, Edmond Gorishova dyshohet se e ka goditur me thikë shitësin tjetër, Dhimo Thomini, duke i shkaktuar një plagë. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Vlorës, ku pas marrjes së trajtimit mjekësor është konstatuar se plaga ishte sipërfaqësore dhe se ai ishte jashtë rrezikut për jetë.

Dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të konkurrencës mes dy shitësve për klientët që kërkonin ture turistike me anije. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com